Nga: ZONJA VJOLLCA*

500 gr gjizë
2-3 kokrra mollë
1 kokërr limon
3 kokrra vezë
75 gr sheqer
75 gr gjalpë
75 ml qumësht
50 gr bollgur
5-6 biskota ose bukë e bardhë e tharë në furrë
1 lugë gjelle miell
1 paketë sheqer vanilje
3 lugë gjelle reçel kajsie
50 gr bajame

Fillimisht kalojmë në mikser pak gjalpë të ngrirë me biskotat. Presim mollët në dy pjesë, i qërojmë dhe pastrojmë nga farat dhe i presim në feta duke i lënë gjysëm të bashkuara.

Në një tas rrahim gjalpin me sheqerin, më pas shtojmë të verdhat e vezëve, lëkurën e limonit, gjizën, qumështin, bollgurin dhe miellin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit.

Në një tas tjetër rrahim të bardhat e vezëve, i bëjmë marengë të fortë. Shtojmë dhe sheqerin vanilje dhe i bashkojmë të dy masat e përgatitura në një tas të vetëm dhe e shtrojmë në një tavë, e pudrosim me biskotat e thërrmuara, më pas vendosim mollët e prera. E pudrosim të gjithë sipërfaqen me bajame dhe e vendosim ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Në 10 minutëshin e fundit e nxjerim tavën nga furra, e lyejmë me pak reçel kajsie dhe e rivendosim përsëri në furrë.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: