Në ndeshjet e fundit në NBA është regjistruar një statistikë rekord e këtij sezoni. Basketbollisti Joel Embiid ka realizuar 70 pikë dhe 18 rebound në fitoren 133-123 që Philadelphia arriti ndaj San Antonio Spurs.

Ky është edhe rekordi personal i yllit të NBA-së si dhe rekordi i pikëve të realizuara nga një lojtar në një ndeshje këtë sezon. Ndeshje e çmendur për kamerunasin Embiid, që udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores dhe vendit të tretë në Lindje.

Ritmin e tyre ndjek edhe Milwaukee, që mundi 122-113 Detroit jashtë fushe. Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 31 pikë, 17 rebound dhe 10 asist për Bucks, më i miri në fushë.

Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Boston, që fitoi 119-110 në fushën e Dallas Maverikcs. Tatum me 39 pikë e Broën me 34 pikë bënë diferencën në parket. Për Dallas, Doncic realizoi një “triple double”, 33 pikë, 18 rebound dhe 13 asist, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, kryesuesit e Minnesotas pësuan humbjen e dytë radhazi, kësaj here në fushën e vet, duke u mposhtur 128-125 nga Charlotte Hornets. Toëns realizoi plot 62 pikë për vendasit, duke vendosur rekord personal, por nuk mjaftuan. Minnesota tashmë rrezikon vendin e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb