Një emër i njohur mund të kthehet në Superiore gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi azer, Vusal Isgandarli, mund të bëhet përsëri pjesë e kampionatit tonë, një vit pas largimit nga ai me drejtim Bolusporin në Turqi.
Eksperienca e tij në Turqi nuk ka shkuar siç shpresonte lojtari dhe pasi minutazhi i tij në radhët e klubit të Boluspor është reduktuar, ai po mendon largimin në janar. Mediat azere raportojnë se ofertat për të nuk mungojnë, me dy skuadra të Superiores që janë interesuar.
E para është Egnatia, skuadra në të cilën ai luajti 18 ndeshje në Superiore duke shënuar 6 gola. Ndërsa skuadra tjetër raportohet se është Tirana, e cila kërkon të përforcojë radhët e saj në janar. Një ofertë zyrtare atij i ka mbërritur edhe nga klubi azer, Kapaz, teksa pritet që sulmuesi të zgjedhë të ardhmen e tij brenda javës së ardhshme.
Gjithsesi, azeri nuk është plani i vetëm i bardhebluve. Dy afrimet janë pak për bardheblutë. Tani qëllimi është që Tirana të plotësohet në mesfushë. Është bërë me dije se bardheblutë janë shumë pranë marrëveshjes me një mesfushor të huaj që luan në qendër të këtij reparti ku Tirana disa mungesa. Nga ana tjetër, trajnerit Magani i është konfirmuar fakti se skuadra do të jetë e plotësuar në 31 janar.