TIRANË – Forcat e Armatosura i kanë vënë shpatullat, situatës dramatike në jug të vendit, shkaktuar nga reshjet e dendura dhe dalja e lumenjve nga shtretërit. Për përballimin e situatës janë venë në dispozicion edhe Forcat Ajrore, që në Memaliaj bënë të mundur evakuimin me helikopter të qytetarit Fatos Vranozi, roja i nje lokali qe kishte mbetur i bllokuar nga vërshimi i madh i ujrave të Vjosës në çatinë e nje lokali.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se trupa të shumta dhe mjete të Forcave të Armatosura po vijojnë punën në terren pa u ndalur prej disa orësh për eliminimin e pasojave të shkaktuara nga reshjet dhe për përballimin e situatës së krijuar.

Gjatë ditës së sotme efektivat e FA në Qarkun e Beratit bënë të mundur evakuimin e 9 familjeve, të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të përmbytjeve. Gjithashtu Forcat e Armatosura janë në gatishmëri edhe ne qytetin e Vlorës me trupa dhë mjete për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar nga reshjet dhe vërshimet e ujrave. Ndërkohë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura po ndjekin situatën e krijuar nga përmbytjet, në Qendrën e Bashkuar Operacionale.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: