Liderët e Bashkimit Evropian po vazhdojnë konsultimet maratonike, për emërimin e udhëheqësve të institucioneve kryesore të bllokut 28 anëtarësh.

Mospajtime të thella po i shoqërojnë këto diskutime, pjesërisht për shkak të rivalitetit të Francës dhe Gjermanisë për emrat e rinj, dhe po ashtu për shkak të mospajtimeve brenda grupeve politike që janë të përfaqësuara në Parlamentin evropian.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi të martën, se të gjithë duhet të bëjnë kompromise gjatë procesit të emërimit të udhëheqësve të rinj të institucioneve të BE-së.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë, se duhet të zhvendosen pak nga pozicionet. Pastaj do të ketë një mundësi për të arritur marrëveshje”, tha Merkel.

Liderët e BE-së, nuk arritën të zgjidhnin emrin e kandidatit për të kryesuar Komisionin Evropian, organin kryesor ekzekutiv të BE-së, pas diskutimeve që kanë filluar të dielën në Bruksel. Disa përfaqësues të vendeve anëtare kanë thënë se një vendim mund të merret gjatë ditës së martë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb