Ilir Binaj është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi është marrë sot, 2 tetor, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Në vendimin e zbardhur të Qeverisë theksohet se Binaj do të drejtojë institucionin numër një të Tatimeve në vend.
Deri tani në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ishte vendosur drejtoreshë e komanduar, Elidjana Celaj e cila tanimë do t’i kalojë detyrën Binajt.
(BalkanWeb)