TIRANE- Pas akuzave të Partisë Demokratike për komandimin e ish-gjyqtarit Agim Hysi në krye të SHÇBA, Ministria e Brendshme ka zgjedhur në këtë post një grua. Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), urdhër që është dhënë në datën 29 mars 2018.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.
Anila Trimi foto

Që prej Tetorit të vitit 2017, znj.Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Znj.Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar z.Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

medium_palnikaj_d.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: