TIRANE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar Altin Dumanin si drejtues të ri në Prokurorinë  e Apelit të Krimeve të Rënda.

Përmes një votimi unanim Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ai  zëvendëson në këtë detyrë Artan Bajramin që u shkarkua nga KPK në kuadër të vettingut.

Gjithashtu KLP miratoi caktimin e prokurorit Ardjan Nezha në Prokurorinë Pukë si dhe Rozeta Qirjaqi u caktua drejtuese në Prokurorinë e Apelit Korçë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: