Emërime të reja dhe transferime në detyrë janë bërë në institucionet e vuajtjeve të dënimit të vendit tonë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se Altin Gusho nga Pogradeci është emëruar shef i ri sigurisë së burgut në Drenovë. Ndërkaq, Agim Tafaj është transferuar në të njëjtën detyrë në burgun e Vaqarrit.

Gusho është prezantuar në këtë detyrë nga drejtori i policisë së burgjeve Bardhyl Kaçorri. Ndërsa, drejtor i burgut të Drenovës vazhdon të jetë Genci Fejzollari.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb