Trajneri i Arsenalit, Unai Emery pas disfatës ndaj Chelseat ka analizuar ndeshjen duke deklaruar se goli i parë ndryshoi gjithçka ndërsa uroi edhe ‘Blutë e Londrës’ për këtë triumf.

“Në radhë të parë, urime Chelseat. Në pjesën e parë u angazhuam shumë dhe krijuam disa raste shënimi. Loja po shkonte mirë. Goli i parë ndryshoi gjithçka, ndërsa goli i dytë na e bëri të vështirë dhe mendoj se nga ai moment gjërat po shkonin mirë për ata”.

“Kur donim të bënim diçka nuk gjenim qëndrueshmërinë për të shënuar. Rezultati është i tillë, ata e meritojnë fitoren, ne merituam diçka më shumë nga loja, por nuk ia dolëm”, ka thënë Emery pas ndeshjes.

Trajneri spanjoll e ka fituar tre herë Europa League me akipin e Sevillas.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb