Unai Emery prej kohësh ka qenë në dyshim, e ardhmja e tij në stolin e Arsenal ka qenë në pikëpyetje të madhe. Rezultatet e fundit kanë lëkundur ndjeshëm stolin e teknikun spanjoll, madje u fol për një shkarkim të sigurt ku Jose Mourinho do të merrte vendin e tij, por me sa duket drejtuesit e klubit e mendojnë ndryshe. Për ti dhënë një përgjigje përfundimtare kësaj çështje ka menduar presidenti i klubit, Raul Sanllehi:

Raul
Raul

“Jemi të zhgënjyer për rezultatet dhe paraqitjet tona në këtë pikë të sezonit. Mirëkuptojmë zhgënjimin e tifozëve. Emery, lojtarët, stafi, të gjithë janë të zhgënjyer me nivelin që kemi shfaqur. Gjërat duhen ndryshuar për të arritur objektivat tonë, ne besojmë fort se Emery është njeriu i duhur për të bërë këtë ndryshim”, u shpreh presidenti gjatë një mbledhje. Kjo mbështetje e klubit ndaj trajnerit vjen pikërisht në një moment delikat kur tifozët publikisht kanë kontestuar zgjedhjet e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb