Aston Villa do të kërkojë të dalë me pikë nga ndeshja e Champions kundër Juventus. Në prag të ndeshjes ndaj bardhezinjve, trajneri i anglezëve, Unai Emery vlerësoi në maksimum kundërshtarin.

“Juve është shumë e fortë në mbrojtje, jo vetëm me top por edhe pa të. Ata po ndërtojnë një ekip që përpiqet të ruajë kontrollin e ndeshjes, duke qëndruar mirë në prapavijë. Pa Vlahovic mund të ndryshojë diçka” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb