HUNGARI– Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se “Krishtërimi është shpresa e fundit e Evropës”, duke shtuar se politikanët në Bruksel, Berlin dhe Paris që përkrahin migracionin, i kanë hapur rrugë “rënies së kulturës së krishterë dhe përparimit të Islamit”. Përpara zgjedhjeve të prillit që sipas sondazheve do të fitohen serish nga partia e Orban për një mandat të tretë në drejtim të vendit, Orban theksoi se Hungaria është bastioni i fundit kundër islamizimit të Europës.

Në fjalimin e tij vjetor për situatën kombëtare të mbajtur mbrëmë, Orban tha se qeveria e tij do t’u kundërvihet përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara ose Bashkimit Evropian (BE) që të bëjnë të pranueshëm migracionin.

“Nëse qindra miliona të rinj lejohen që të vijnë në pjesën veriore, Europa do të përballet me një presion të jashtëzakonshëm. Nëse e gjithë kjo vazhdon, në qytetet e mëdha europiane do të ketë shumicë myslimane”.

Kryeministri Hungarez mori si shembull gjermanët autoktonë, të cilët po braktisin qytetet e mëdha, pasi ato po pushtohen nga emigrantet.

Kryeministri hungarez, i cili në zgjedhjet e ardhshme të prillit do të luftojë për një mandat të tretë, tha se “Islami së shpejti do të trokasë në portat e Evropës Qendrore, duke ardhur nga perëndimi dhe jugu”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb