KAPSHTICE

Fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës. Pas përfundimit të festave të fundvitit në vendlindjen e tyre, emigrantët shqiptarë po përballen me pritjen dhe radhët e gjata në doganën e Kapshticës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në dalje të Shqipërisë ka radhë të gjata automjetesh të shqiptarëve që duan të hyjnë në territorin grek, aty ku jetojnë dhe punojnë.

Mësohet se pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa ajo greke me vetëm 2 sportele.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1382 shtetas shqiptarë dhe te huaj ne hyrje, ndërsa ne dalje rezulton një numër prej 2677 shqiptare dhe te huaj.

Emigrantet shprehen tepër të revoltuar nga pritjet e gjata duke theksuar se ka edhe fëmije. mes tyre.

B111cf3b 39fc 484f A80d 676a6fd8b2d8 (1)
B111cf3b 39fc 484f A80d 676a6fd8b2d8 (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb