Ditën e sotme tetë emigrantë mbërritën në Portin e Shëngjinit dhe, sipas burimeve, janë transportuar drejt kampit të Gjadrit.
Emigrantët u pritën nga autoritetet e portit dhe forcat e sigurisë, të cilat po ndihmojnë me procesin e vendosjes së tyre në kampin pritës.
Një nga emigrantët raportohet se do të kthehet në Itali për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.