SHBA

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka tashmë gati propozimin e ri për emigracionin, i cili konsiston në një sistem bazuar mbi meritën, e cila duhet të favorizojë sistemin më të mirë dhe sidomos njohjen më të mirë të anglishtes. Duke folur në Shtëpinë e  Bardhë, Trump ka konfirmuar që plani i tij i ri do të jetë ‘zilia e botës moderne’.

Trump ka shpjeguar se plani i tij do të konsistojë në të pasurit ‘ një propozim të madh për emigrantët që duhet të vinin përmes meritës dhe kompetencës’, duke siguruar ndryshimin më të madh për emigrantët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb