VJENE-“Kjo valë e emigrimit po ndikon ne proceset ekonomike të Kosovës dhe Austrisë. Vetëm këto javë ka pas 1800 kërkesa për azil. Kosova është një vend i sigurt, e ardhmja është vendimtar”e.
Kështu shprehet Ministrja Federale e Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, Johanna Mikl-Leitner gjatë një takimi që ajo ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Leitner ka kërkuar nga kosovaret që mos t’iu besojnë njerëzve që e bëjnë këtë për përfitime personale.

Ministrja austriake tha çdo 14 ditë do të organizohen aeroplanë për të kthyerit. Leitner bëri me dije se në përgjithësi në Austri janë bërë 30 mijë kërkesa për azil, ndërsa në Hungari thotë se janë rreth 20 mijë.

Ministrja, përveç këtyre bisedave, nga kryeministri Isa Mustafa, asaj i është kërkuar mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: