GREQI- Pas Italisë, emigrantët kryesisht nga Siria i janë drejtuar Greqisë e cila është e gjymtuar financiarisht.

Në dy ditët e fundit, të paktën 1200 emigrantë nga Siria, duke përfshirë gra dhe fëmijë i janë drejtuar shtetit grek për një jetë më të mirë.

Emigrantët të cilët udhëtojnë me anije dhe gomone kanë zbarkuar nga Turqia drejt brigjeve të detit Egje.

Ata janë fokusuar kryesisht në ishujt Kos, Lesbos, Kios dhe Farmakonissi, të gjithë ishuj në afërsi të brigjeve turke.

Hotelet në këto ishuj të destinuar për turistët janë tejmbushur me emigrantë të cilët kanë braktisur zonat e luftës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb