HUNGARI- Ndërsa mijëra emigrantë vijojnë itinerarin e tyre drejt Europës Perëndimore, ku një prej vendeve të destinacioni është edhe Hungaria, vijojnë edhe përplasjet me autoritetet ligjore. Së fundmi policia hungareze ka përdorur gaz lotsjellës kundër emigrantëve.

Trazira ka pasur në Roszke të Hungarisë, në një qendër pritjeje dhe më pas policia përdori gazin mbi refugjatët që vinin nga Serbia.

Gjithashtu Hungaria ka ngritur një gardh me tela me gjemba në kufirin me Serbinë, aty ku kalojnë çdo ditë qindra refugjatë nga vendet e lindjes dhe Afrika.

Zëdhënësi i policisë Szabolcs Senti, ka bërë të ditur se disa emigrantë nuk kanë pranuar të japin gjurmët e gishtërinjve, duke shtuar se policia “është përpjekur të qetësojë situatën, por ata ende kanë bërtitur”.

Hungaria po përballet me një valë të paparë të emigrantëve që kalojnë furin jugor, që është më i gjatë se muri që janë duke e ndërtuar për të parandaluar krizën më të rëndë të refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: