TIRANE

Teksa nuk i harrojnë sakrificat për të mbërritur në token e ëndrrave të dikurshme emigrantët shqiptarë në Itali  duke se tashme kur janë integruar me jetën dhe kushtet e shtetit përtej Adriatikut kanë filluar të organizohet me qëllim ruajtjen e  gjuhës, traditave dhe zakoneve të tyre.

Një ndër organizatat e krijuara në Itali është dhe ajo e Sipërmarrësve Shqiptar, e njohur si Asoalbania, e cila ka për qëllim  bashkimin e shqiptarëve qe përbëjnë komunitetin më të madh e me dinjitoz të emigrantëve atje.

Një ndër mënyrat për të qenë bashkë ata zgjedhin festat e ndryshme në të cilat asnjë here nuk mungojnë simbolet kombëtare, ndërsa nuk ngurojnë të mblidhen edhe kur duhet të grumbullojnë donacione për rastet e veçanta në shtetin amë.

Zhvillimet në Shqipëri duket se po i bëjnë krenar dhe të denjë edhe shqiptarët nëpër botë, të paktën kështu shprehen emigrantet në Itali.

Ledia Miraka, nga Ambasada jonë në Itali ne një intervistë për News24 thotë se ruajtja e gjuhës dhe traditave shqiptare përbën  prioritet për komunitetin shqiptar.

Shqiptarët e Italisë tashmë nuk shihen me si delja e  zezë nga italianët, apo komunitetet e tjera që jetojnë atje. Ata denjësisht përfaqësohen në çdo aktivitet. Për ndër të tyre flamuri Shqiptar ngrihet në shenjë respekti në shumë institucione të rëndësishme të Italisë duke bërë që Shqipëria të ketë vendin e merituar edhe në Italinë fqinje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb