Nga: ENRIK MEHMETI*MAQEDONI-Udhëtimi drejt Europës do të rezultonte fatal për 14 emigrantë nga Somalia dhe Afganistani, të cilët u shtypën nga treni në Maqedoni, ndërsa flinin mbi shina. Kjo do të cilësohej si një nga ngjarjet ngjarjet më të rënda të ndodhura me emigrantët. News24 ka udhëtuar drejt Maqedonisë, pikërisht në vendin ku ndodhi tragjedia në stacionin e trenit në Veles. Në këtë stacion rrinë të fshehur emigrantët që vijnë nga vende të botës së tretë, e që kërkojnë shpëtim në Evropën Perëndimore.
Nga vini?
-Vij nga Siria.
Çfarë rruge keni ndjekur për të ardhur deri këtu?

-Rruga që kam ndjekur për tu larguar nga Siria është kalimi nga Turqia, Greqia e më pas kam ardhur në Maqedoni. Synoj të shkoj në Suedi.
Përse keni zgjedhur të kaloni nga Maqedonia dhe jo Shqipëri?
-Zgjedhim Maqedoninë për të kaluar tranzit, pasi është më e lehtë se nga Shqipëria.
14 persona humbën jetën në këtë stacion pasi u shtypën nga treni, nuk keni frikë që vini sërish këtu?
-Sigurisht që kemi frikë, jo vetëm nga treni. Mundohemi të fshihemi sa majtas e djathtas
Ku po shkoni dhe sa persona jeni këtu?
-Po shkoj në Suedi, atje më pret vëllai dhe kushëriri im. Jemi këtu që prej 5 ditësh dhe jemi 30 persona. Nuk na ka ecur për të kapur trenin e duhur, por nesër do të provojmë të nisemi sërish.

Vjen policia këtu?

-Këtu jo, por në stacion po. Ne mundohemi të fshihemi. Ata kanë kapur një prej shokëve të mi dhe e kanë goditur.
Perse largoheni nga Siria?
-Vendi im është në luftë sic e dini. Shumë luftë, njerëzit po vriten. Kjo është dhe arsyeja që njerzit largohen. Unë jam IT dhe pasi të shkoj ne Suedi dua të vijoj studimet të pajisem me vizë e më pas të gjej një punë të mirë, të ndihmoj familjen..

Sa keni paguar për të ardhur deri këtu?

-Kam paguar rreth 500 euro për të ardhur deri këtu.

Një tjetër emigrant nga Afrika, prej dy vitesh tenton të shkojë Gjermanisë, por nuk ka mundur. Ai mundon t’i fshihet kameras.

Nga jeni?
-Jam nga Afrika. Dua të shkoj në Gjermani. Familjen e kam lënë në Afrikë

Me qindra emigrantë nga Siria, Eritrea, Somalia, Afganistani etj, udhëtojnë për ditë të tëra me shpresën për të mbërritur në vendin e ëndrrave duke përdorur tashmë si vend tranzit Maqedoninë.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: