KORCE- Një emigrant i sapo kthyer nga Greqia është grabitur mesditën e sotme në qendër të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur tek pazari i Korçës, teksa emigranti nga fshati Selenice i Ersekës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte shkuar në një pjesë këmbimi valutor për të konvertuar paratë nga euro në lek, por është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Grabitësit i kanë marrë çantën ku kishte paratë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Burime pranë policisë thonë për ‘BalkanWeb’ se emigranti ka deklaruar se shuma e grabitur është 15 mije euro. Policia po punon për identifikimin e autorit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb