BRUKSEL- Popullsia e Bashkimit Evropian është rritur në 512 milionë banorë, kryesisht për shkak të migrimit në bllokun e BE-së, sipas një vlerësimi të botuar nga zyra statistikore e BE-së.

Eurostat njoftoi se më 1 janar 2017, popullsia e BE ishte 511,8 milionë banorë, krahasuar me 510, 3 milionë banorë vitin e kaluar.

Meqenëse numri i lindjeve dhe vdekjeve të regjistruara ishte i njejtë në vitin 2016, rritja e numrit të banorëve me 1,5 milionë më shumë i atribuohet migrimit.

Gjermania, me 82,8 milionë banorë është shteti më i populluar i BE-së, përpara Francës (67 milionë banorë) dhe Britanisë (65,8 milionë banorë).

Rritjet më të mëdha të popullsisë u raportuan në Luksemburg, Suedi dhe Maltë, ndërsa Lituania, Letonia dhe Kroacia dëshmuan rënien e tyre më të madhe.

Rreth 5,1 milion foshnje kanë lindur në BE në vitin 2016. Normat më të larta të lindjeve u regjistruan në Irlandë, Suedi dhe Britani, ndërsa Italia, Portugalia dhe Greqia shënuan normat më të ulëta të lindjeve në bllokun e BE-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: