“Emilia Perez” i Zhak Odiar dominoi në “Golden Globes” duke fituar katër trofe, përfshirë komedinë më të mirë.
Filmi i transmetuar nga Netflix e që numëroi 10 nominime, ka në fokus tranzicionin gjinor të një trafikanti droge meksikan. Odiar ua kushtoi fitoren “gjithë atyre që sot ndihen të shqetësuar”. Regjisori francez iu kërkoi “të mbajnë kokën lart, të vazhdojnë të luftojnë e të shpresojnë për ditë më të mira”.
“Mund të na futni në burg, mund të na rrihni, por nuk mund të na hiqni kurrë shpirtin, rezistencën, identitetin tonë’, u shpreh Karla Sofía Gascón, aktorja transgjinore në rolin kryesor”.
Demi Moore, fitoi aktoren më të mirë në një komedi, për interpretimin shumë të përkushtuar në një tjetër film francez, “The Substance”.
Aktorja 62-vjeçare luan një ish-yll të Hollivudit, e varur nga një serum që të rinon. Një substancë që gjeneron një dyshe të rinovuar të vetvetes, me impulse shkatërruese.
Demi Moore pranoi se kishte frikë se mos bëhej një aktore e plakur dhe falënderoi francezen, “për këtë skenar magjik, të guximshëm dhe krejtësisht të çmendur”. “Jam e tronditur. Kam aktruar prej një kohë të gjatë, mbi 45 vjet dhe kjo është hera e parë që fitoj diçka si aktore”, tha ajo.
Mbrëmja u shënua edhe nga tri statuja për “The Brutalist”, portretin e një arkitekti që i mbijetoi Holokaustit duke u përpjekur të rindërtonte jetën e tij në Shtetet e Bashkuara.
Një tjetër fitues i madh i mbrëmjes, “The Brutalist” fitoi filmi më i mirë dramatik, regjisori më i mirë dhe aktori më i mirë për Adrien Brody.
Trilleri papal “Conclave”, fitoi çmimin për skenarin më të mirë, për zhytjen në betejat për pushtet të Vatikanit gjatë zgjedhjes së një pape të ri.
Aktorja braziliane, Fernanda Torres, dukshëm doli surprizë kundër konkurrenteve si Angelina Jolie (“Maria”) dhe Nicole Kidman (“Babygirl”). Torres u vlerësua me “Golden Globe” për aktoren më të mirë në një film dramatik, për rolin e saj si një vejushë e vendosur nën diktaturën ushtarake të viteve 1970 në Rio, në filmin “I’m Still Here”.
Sebastian Stan u votua si aktori më i mirë në një komedi për rolin e tij në “Another man”, ku luan rolin e një aktori që kërkon një fillim të ri pas operacionit estetik.