Emiljano Nuhu ka folur sot publikisht, duke deklaruar se ka prova për akuzat e tij ndaj dy deputetëve, një kryetari bashkie dhe familjarëve të deputetit.

Ai ka pranuar në një lidhje direkte në Opinion se ndodhet në një vend të Bashkimit Europian dhe ka lëvizur nga shteti zviceran, ku u përfol se ndodhej.

Gazetari Blendi Fevziu dhe të ftuarit në Opinion, drejtuan disa pyetje, për ish-nënkomisarin që denoncoi skandalin e djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Intervista
Është përdorur kjo histori për të fituar azil?
Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam patur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar.

Nga e mësuat?
Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin.

Si është e vërteta e takimit në një lokal në Tiranë?
Më morën në telefon në whatsap, por jo ato që nxori zoti Hoxha. E pranova takimin dhe për arsye sigurie e lashë në lokal.

Përse nuk e njoftove patrullën, meqë ishte kërcënim?
E njoftova më pas patrullën. Bëra njoftim institucional. Vura në dijeni prokurorin e çështjes. Shkova në komisariatin Nr. 6, sepse ajo zonë e mbulon unazën e re.

Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar kurrë…
Jam takuar. Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë.

A keni dokumenta që e vërtetojnë këtë?
Kam dokumenta, pornë një kohë të dytë do t’ja paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb