TIRANE
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e grupit ‘Shullazi’ për të shuar masën e sigurisë. Në kushtet kur gjykata e Krimeve të Renda, e cila solli ngritjen e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsonit të Organizuar, Emiljano Shullazi e grupi i tij kërkuan një ditë më parë rivlerësimin e masës së sigurisë.
Në seancën e sotme gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, depozitoi një shkresë ku legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të gjykuar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.
Një ditë më parë, përmes avokatëve mbrojtës Emiljano Shullazi paraqiti kërkesën për rivlerësim të masës së sigurisë, me argumentin se Gjykata e Posaçme duhet t’i konfirmonte masat në momentin që ndryshoi statusin brenda një afati 10 ditor.
(BalkanWeb)