Shi fyerjesh në javët e fundit për Emily Ratajkowski. Më parë ajo dhe bashkëshorti, producenti Sebastian Bear-McClard, janë akuzuar që kanë përdorur ligjin e vjetër të 1982 që mbron artistët amerikan në vështirësi, për të mos paguar qiranë e shtëpisë së tyre në New York, më pas një foto e postuar në Instagram nga modelja, ku Emily Ratajkoëski dhe mikesha e saj shfaqen të shtrira me bark duke bëjnë banjo dielli me tw pasmet nw plan tw parw.

Të dyja të veshur me kostume të dizenjuara nga Emrata për linjën e saj Inmorata, ku duken dy të pasme shumë të ndryshme.

Pavarësisht se fytyrat nuk duken, nuk është e vështirë të njohësh Ratajkowskin mes të dyjave, sepse mikesha Caitlin King është në fakt më e bëshme. Këtu fansat e saj si kanë kursyer kritikat për modelen, e cila ndoshta me këtë foto ka dashur të tregojë format e saj të bukura.

E ke vënë qëllimisht këtë foto për t’i treguar të tjerëve që trupi yt është më i mirë-thotë një komentues. Përse e detyron mikeshën tënde të bëjë këtë përulje online?-thotë një tjetër.
‘Një balenë pranë një kallamari’ shkruan një tjetër. Pas disa ditësh heshtje Emily Ratajkowski i përgjigjet atyre që komentuan foton e saj, duke pranuar që e do trupin e shoqes së saj dhe është krenare që Caitlin vesh kostumet e saj.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb