SHBA

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, feston përvjetorin e katërt të martesës me partnerin e saj, Sam Nazarian. Nga martesa e tyre kanë lindur dy vogëlushet, Ella Farian 3 vjece dhe Mia Soraja 1 vjeçe.

Emina ka publikuar në ‘Instagran’ disa foto nga dita më speciale e jetës së saj, kur kurorëzoi dashurinë me partnerin në martesë.

“Dashuria ime, gëzuar përvjetorin. 4 vite dhe 2 bebe të mrekulleshme. Jeta është e bukur, le të bëjmë një fëmijë tjetër”,- ka shkruar Cunmulaj në postimin e saj në Instagram.

Nuk dihet nëse Emina është sërish në pritje të ëmbël, por ashtu siç ka treguar dhe vetë ajo, është gati ta zgjerojë familjen e saj me një tjetër fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: