Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj ka publikuar në rrjetin social, InstaStory disa foto ku shprehte dashurinë për këngëtaren, Dafina Zeqiri.

Ajo po shihte serialin kosovar ‘Stupcat’ në të cilin ka qenë e ftuar edhe ylli i hitit ‘Four Seasons’ dhe e shoqëroi me nënshkrimin ‘Vdes për ty bre’, duke etiketuar Dafinën.

Emina 1

Duket se Emina i dashuron këngët e 27-vjeçares, e cila është zhvendosur këto kohë pranë modeles në New York, për të zhvilluar karrierën e saj në territorin ndërkombëtar. Ato të dyja kanë vite që njihen me njëra-tjetrën pasi kanë realizuar edhe një set fotografik në të kaluarën, kur Dafina ishte me flokët e shkurtra.

emina 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb