TIRANE

Modelja e njohur Emina Çunmulaj më në fund e ka vendosur dhe ka prerë flokët shkurt. Ajo ka një model të ri që i shkon shumë, por njëkohësisht duket shumë ndryshe. Në fakt ky model flokësh e bën atë të duket më e re në moshë dhe më lozonjare.

Modelja ka marrë shumë komplimente pozitive për këtë ndryshim që nuk është rastësor, ose për të ndjekur trendet. Modelja e njohur i ka prerë flokët për një arsye madhore. Ajo i ka dhuruar flokët e saj për fëmijët që vuajën nga kanceri.

  • foto galeri
  • foto galeri

5 vite më parë Emina humbi nënën e saj nga kjo sëmundje dhe e ka të memorizuar në mendje sa keq ndihej ajo që nuk kishte flokë. Modelja, njihet për bamirësitë e vazhdueshme që bën, me qëllimin e vetëm për t’i bërë të tjerët të lumtur.

“Pra, ja ku po e them. Unë mendoj ndryshe. Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten. Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë”, pohoi modelja në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb