Njëzet e pesë vjet pasi shpërtheu në skenë, duket se “alter ego-ja” provokuese e reperit Eminem, Slim Shady, më në fund mund të heshtë, sipas BBC.

Antagonisti Slim Shady, me flokët e tij biondë dhe xhinset blu, buronte nga i vetë-përshkruari i Eminem “të bardhët e varfër”.

Në një njoftim befasues në prill, Eminem zbuloi se albumi i tij i ri, “The Death of Slim Shady” (Coup de Grâce), do të publikohej këtë verë.

Duke shfaqur “cameos” të ikonave te repit Dr Dre, Snoop Dogg dhe 50 Cent, si dhe figura komike si Pete Davidson dhe Shane Gillis, Eminem qëndron ballë për ballë me anti-heroin që ai krijoi.

Titulli i albumit të ri sugjeron një fund të dhunshëm të Slim Shady, me vetë reperin që e mbyll duke thënë: “E dija që ishte vetëm nje çështje kohe”.

Marshall Mathers III, Eminem u rrit në lagjet e varfëra të Miçiganit, ku shumica e banorëve ishin njerëz me ngjyrë nga Detroiti.

Rep-i u bë një arratisje – kur ai ishte ende një adoleshent – nga një fëmijëri e marrëdhënieve të tensionuara prindërore dhe bullizmit.

Eminem u përpoq të depërtonte në skenën muzikore dhe u ndje i “dërrmuar” kur Vanilla Ice – u bë reperi i vetem i bardhë i njohur në vitin 1990, kënga e tij “Ice Ice Baby” shiti miliona.

“Emri i Ice u bë sinonim i suksesit të shitjes dhe prodhimit”, tha Justin Sayles i “The Ringer”.

Por, Mathers ishte ndryshe, “një produkt i vërtetë i rrugëve të getos”, shkruan Nick Hasted në biografinë e “Eminem”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: