Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se do të dërgojnë ndihmë urgjente në vlerë prej 100 milionë dollarësh për Libanin, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, presidenti Mohammed bin Zayed Al Nahyan urdhëroi ndihmë emergjente në vlerë prej 100 milionë dollarë për Libanin.

Në lajm thuhet se ky hap është ndërmarrë në kuadër të vendosmërisë së EBA-së për të mbështetur Libanin dhe luftën e tij kundër vështirësive aktuale.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP), i lidhur me OKB-në, njoftoi dje se kishte nisur operacion urgjent ushqimor për të arritur tek një milion njerëz të prekur nga konflikti në Liban. WFP tha se nevojiten urgjentisht 105 milionë dollarë për të mbështetur këto operacione.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb