Veshja konsiderohet një çështje jashtë kohe për t’u diskutuar. Veshja konsiderohet një çështje delikate për t’u diskutuar. Nuk mund të rrish në mes të këtyre dy kundërshtive. Çdo gjë e mirë e tepruar, nuk është më e mirë. Të rinjtë e emisionit “Trendining” të ftuar në episodin e javës të “Dikush” në “Youtube” të “Gazeta shqiptare.al” flasin për përvojat e tyre.



Melisa Mehmetaj tërheq pyetjen e  krejt e sinqertë thotë se për një dekolte shumë të hapur apo një fund shumë të shkurtër, i thonë direkt ta heqë, Xhonald Mamo në pozita më të rehatshme flet për veten si vella më i madh që me sy kritik ndonjëherë sheh zgjedhjet e motrës më të vogël apo Greta Allushi që nuk gjen paqe me këmishat; preferencë e saj, po jo edhe aq e mamasë së vet.


“Trending” është takimi më i këndshëm i çdo të mërkure në TV “News 24” me 3 moderatorët që më shumë se dukjen para kamerave, kanë parim e të qenurit të drejtpërdrejtë. Ata lëvizin gjithë kohës në terren për t’u bërë qendra e një grupi që nga mosha është kulmi i pasionit apo ëndrrave, ideve futuriste e talentit shpërthyes.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb