Ndërsa ministrat e Jashtëm të BE-së në Helsinki diskutojnë “bashkëpunimin rajonal” me partnerë nga Ballkani Perëndimor të enjten dhe të premten, presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë në “ri-integrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Evropës”.

“Të kesh një strategji evropiane do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Evropës,” tha Macron në takimin e tij vjetor me ambasadorët francezë në të gjithë botën, raportuan  mediat franceze.

Macron theksoi se në “një botë që ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht”, brenda kufijve të Evropës, Franca duhet të ri-angazhohet “me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht, në mënyrë që të mos lejojmë që fuqitë jo-evropiane të veprojnë në vend se të veprojmë ne”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb