FRANCË

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar reforma të cilat i ka përmendur që para dy viteve, transmeton Euro News.

Macron, në një fjalim gjatë ditës së enjte, paralajmëroi reformat për katër sektorë të mëdha: ndryshime administrative, vendosja e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në themel të republikës, investime madhore në arkitekturë, mbajtja e gjallë e “Projektit Francez” të demokracisë.

Në këtë fjalim, Macron tha se projekti i ‘Zonës Shengen’ nuk po funksionon më. Këto komente vinë pas pakënaqësive të francezëve mbi arritjen e shumë emigrantëve dhe refugjatëve të cilët kanë arritur në vendet tjera të BE-së e më pas përmes shfrytëzimit të Zonës Shengen kanë arritur në Francë.

Tema e emigrantëve ka qenë një temë e nxehtë në politikën franceze, gjë që është shfrytëzuar në maksimum nga partitë e ekstremit të djathtë. Ai gjithashtu shtoi se ky projekt i ka sjellë një frymë të ndjenjës së padrejtësisë në popullin Francez, të cilët janë ndier se janë tradhtuar nga vendet tjera të Zonës Shengen.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: