SHBA – Pas duatrokitjes së çuditshme të Nicole Kidman në çmimet Oscar të vitit 2017, tashmë kemi një tjetër duartrokitje po aq të çuditshme, me protagonist këtë herë Antonio Banderas.

Kamera ka kapur momentin në natën e ndarjes së çmimeve “Emmy Awards” kur aktori i njohur po përplaste duart, por dy prej gishtërinjve të tij të mesit duken të përkulur, gjë që ka lënë me gojë hapur shumë ndjekës. Aktori nuk di të duartrokasë apo po jep “sinjale” me gishtin e mesit?! Gjatë mbrëmjes Banderas ishte ulur pranë të dashurës Nicole Kimpel. Videoja e tij që prej ditës së djeshme po bën xhiron e botës, ndërkohë aktori i njohur nuk ka reaguar në lidhje me këtë.

Kujtojmë një vit më parë aktorja e famshme Nicole Kidmana u kap nga kamerat duke duartrokitur në mënyrë të çuditshme. 49-vjeçarja nuk u fal nga komentuesit në TWitter.

“Pse Nicole Kidman duartroket ashtu? E çuditshme. Duartrokit si njeri normal”, thotë njëri prej komentuesve. Ndërsa një tjetër shkruan se ajo i përplas duart si fokë. Ndërkohë vetë Kidman u shpreh se duartrokitja e saj ishte e tillë për shkak të bizhuterive me diamant që mbante në duar dhe nuk donte t’i dëmtonte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb