Janë mbyllur me rrjeta të paprekura të dyja sfidat e vlefshme për fazën e 1/8-ave që po luhen mbrëmjen e sotme, ndonëse tifozët kanë shijuar emocione të vërteta.

Përballja më e rëndësishme është ajo që po luhet në “Anfield Road” mes Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut. Vendësit kanë qenë më kërkues dhe më këmbëngulës në zonën e Nojerit dhe i janë afruar golit në disa momente, ndërsa bavarezët kanë krijuar shanset e tyre në minutat e para të takimit.

Në Lion, vendësit e Olimpikut dhe Barcelona po dhurojnë ngjithashtu emocione të mëdha. Olimpiku është shfaqur kërcënues dhe i patrembur përballë emrit të madh të Barcelonës, që nga ana e saj ka shpërdoruar shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb