KROACI

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka përshkruar me emocione takimin me nxënës të një shkolle në Zadar, të cilët mësojnë shqip, gjuhën e të parëve. Kreu i Shtetit ka vizituar zonën e Arbanasit në Kroaci, që u bë vendbanim i shqiptarëve.


Aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe Ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, thotë Presidenti.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate”, shkruan Meta në “Facebook”.


Meta Fb
Meta Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb