Britania u zgjua me lajmin historik se do të braktisin Bashkimin Europian. Ndërkohë kryeministri britanik, David Cameron u shfaq i emocionuar përpara mediave.
Teksa deklaroi se do japë dorëheqjen, ai tha se “nuk mund të jem kapiteni që drejton Britaninë drejt një të ardhmeje të re jashtë klubit të Brukselit”.
Të gjithë lexuan emocionet e Cameron, që mbante fjalimin e fundit si kryeministër i Britanisë së Madhe.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: