Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 ka rikthyer historinë e Rubinit të vogël, vogëlushit që u operua disa javë më parë pasi shqiptarët grumbulluan paratë për operacionin e tij.
Ekipi i mjekëve austriak i vendosi vogëlushit implantin koklear. Pas operacionit mjeku u tha prindërve se duhet të prisnin 4 deri në 6 javë deri sa procesi i post operimit të ndodhte dhe Rubini të shërohej. Rubini ka bërë më sukses testin e implantit koklear me doktor Arvenolin.


Gjithashtu prindërit kanë treguar devotshmëri dhe vullnet. E ëma e Rubinit tha se pas operacionit kanë përpjekjet qenë intensive “sot më thanë për provën e dëgjimit” shprehet ajo e emocionuar.
Mjeku u thotë prindërve për takimet që do të kryejnë dhe se duhet të tregojnë vullnet dhe vendosmëri. Rubini për herë të parë në jetë ka dëgjuar tingujt e parë dhe ka reaguar. Mjeku tha se reagimi i tij ishte i mirë dhe se së shpejti do të rehabilitohet.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mjeku u tha se Rubini do të filloi të dëgjojë nga fillimi por nuk do të arrijë të flasë menjëherë pasi i duhet që të njohë dhe të mësohet me zhurmat dhe me zërin për ta kthyer atë në të folur. Rubini është 5 vjeç dhe kurrë më parë nuk ka dëgjuar, pas operacioni ku iu bë edhe testi ai po mësohet me zërin, si dëgjohen zhurmat, fjalët. Po mëson bashkë me logopedin në mënyrë të vazhdueshme.


Mjekët u shprehën se Rubini do të mësojë shpejt të flasë dhe të jetë si gjithë bashkëmoshatarët. Padyshim që doktor Arvenoli me ekipin e tij është një skuadër e mirë që do të ndihmojë Rubinin. Testi i dëgjimit të Rubinit doli me sukses. Ai do të fillojë gradualisht dëgjimin normal dhe së edhe te flasë. Ndërsa dy vogëlushët e tjerë Endisi bëri një ndërhyrje ku i hoqën mishin e huaj në veshin e mesit. Së shpejti Endisi do të hyjë në operacion ku do t’i vendoset implanti kokelar. Sokoli vogëlushi tjetër vijon të trajtohet në Vjenë pasi mjekët konstatuan se kishte lindur pa nervin koklear.

(BalkanWeb)