TAJLANDE- Nëna elefant u bashkua me të voglin e saj disa vite pas ndarjes, sipas Lek Chailert, themelues i parkut të elefantëve në provincën Chiang Mai, Tajlandë.

Me-Bai, elefanti bebe, është ndarë nga nëna e saj në 2011 kur ishte 3 vjeç dhe është shitur për qëllime turizmi, pasi elefantët në Tajlandë përdoren kryesisht për të shëtitur turistët. Por kur nisi të dobësohej, pronatët e lanë të lirë.

Punëtorët vullnetarë kanë ndërmarrë një udhëtim prej 100 kilometrash për të bashkuar elefantin me nënën e tij. Shikoni videon për të parë sa emocionues është takimi i tyre.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: