Trajneri i Napolit, Conte iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Empolit.
“Ka gracka në çdo lojë sepse në fund të sezonit shumica e skuadrave të përfshira në kampionat kanë objektiva për të arritur. Disa duhet të shpëtojnë veten, disa të luftojnë për një vend në Champions League, disa për titullm Europa apo Conference League. Çdo ekip do të ketë objektivin e tij, përfshirë sigurisht edhe Empolin, i cili kërkon pikë për të shpëtuar veten”.
“Lufta e presionit me Interin, ne jemi antagonisti i drejtpërdrejtë që të shqetësojmë dhe të përpiqemi të bëjmë diçka të jashtëzakonshme, duhet të jetë shumë presion”.
“Do të thotë që po ecim shumë mirë, jemi në një situatë ku na kërkohet të shkojmë përtej mundësive tona për të vazhduar duelin me një ekip që po tregon edhe në Evropë se është i pajisur për të fituar gjithçka”.
Por është një presion i bukur, shumë entuziazëm mes tifozëve, ëndrra për të garuar për titull krijon entuziazëm, i jep shtysë skuadrës, siç do të ndodhë nesër. Duhet ta shijojmë, po luftojmë për diçka të rëndësishme”.