ELBASAN

Policia e Elbasanit ka publikuar emrat e 32 personave, të cilët janë të shpallur në kërkim dhe për të kryer arrestimin e tyre kërkohet edhe ndihma e qytetarëve.

Prej ditësh,  policitë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë publikuar të fortët, të cilët janë shpallur në kërkim prej vitesh për vepra të ndryshme penale.

1
1

Në listën e publikuar nga policia rezultojnë persona që janë dënuar edhe me burg të përjetshëm, por ka edhe nga ata që janë dënuar me 7 vite burg.

2
2

Publikimi i emrave dhe fotove  është shpërndarë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, e cila shkruan se këta persona janë shpallur në kërkim.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb