Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Si rrjedhojë e aksident, janë plagosur 4 persona. Të plagosurit janë dërguar për kurim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Gazetari Senaq Nikshqi raporton për “Balkaweb” se të plagosur nga aksidenti kanë mbetur Sylë Palnikaj, Katrinë Palnikaj, Petrit Leka dhe Marije Leka.

Mësohet se Marije Leka është në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Marije Leka u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital, kurse ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve që kishte marrë.

Njofimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe,  banues në L. 3 Heronjtë,  me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe,  banues në L. Guerrile, Shkodër

Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb