ITALI

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Kroaci, në kuadër të operacionit të madh antidrogë të koduar “Due Mondi”, në kuadër të së cilit janë prangosur dhjetëra persona, të dyshuar të implikuar në trafik të lëndëve narkotike.

Të arrestuar kanë përfunduar shtetasit Reni Leka dhe Ergest Gjeka. Dy shqiptarët, 31 dhe 28 vjeç janë arrestuar dhe dënuar nën akuzën e trafikut të drogës.  Ata akuzohen për trafik të drogërave, kryesisht marijuanë dhe kokainë, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Policia e shtetit italian ka arritur të zbulojë sesi funksionon një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës. Karabinierët kishin arrestuar shumë persona të përfshirë në trafik droge më 20 Mars 2018. Në atë kohë, ishin arrestuar shumë shtetas italianë e të huaj, të përfshirë në këtë rrjet.

Leka dhe Gjeka gjithashtu dolën të kenë lidhje me klanet mafioze napolitane. Në kuadër të operacionit të koduar “Due Mondi”, policia e  Italisë ka sekuestruar mbi 130 kilogramë lëndë narkotike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb