Policia italiane ka ndërmarrë një aksion të gjerë anti-drogë, duke sekuestruar lëndë narkotike e duke arrestuar gjithsej katër shqiptarë.


Shqiptarët e mbillnin drogën në vazo hermetike e më pas e groposnin atë në pyll, njësoj siç bëjnë dhelprat. Kjo është arsyeja pse operacioni u titullua “Dhelprat e Ballkanit”. Në kuadër të këtij operacioni, sot në mëngjes janë arrestuar 5 persona, nga të cilët 4 janë shqiptarë e 1 italian. Ata akuzohen për trafik droge.


Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kg drogë e llojeve të ndryshme, marijuanë, kokainë, heroinë, hashash. Shqiptarët e vënë në pranga janë shtetasit Erjon Maskaj, Bledar Maskaj, Taulan Hoxhaj e Geront Aliaj. Të gjithë rezultojnë se kishin vendqëndrim të rregullt në Itali.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky operacion ka nisur hetimet që në vitin 2017. Droga “varrosej” në toka bujqësore pranë vendbanimeve, në provincën e Genoas. Duke pasur parasysh faktin se në kuadër të së njëjtit operacion, edhe më herët ka pasur të arrestuar, numri i të prangosurve tashmë ka shkuar në 16 vetë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë që punonin në bujqësi ose nëpër ferma.

Klientët e shqiptarëve dhe trafikantëve të tjerë zakonisht ishin persona të një statusi social më të lartë si ekonomistë, zyrtarë etj, të cilët konsumonin lëndë narkotike. Hetuesit italianë shprehen se grupi vazhdon aktivitetin e se do të vijojnë hetimet deri në çmonetimin e krejt grupimit të trafikantëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb