TIRANË


Tashmë është hapur gara për pozicionin e kryeprokurorit të Shqipërisë.


Lista me kandidatët për kryeprokuror do të dërgohet të mërkurën në Kuvend. Lista në parlament mbërrin më datë 20 nëntor.


Kryeprokurorja e Përkohshme në detyrë Arta Marku e Fatjona Mençaj nuk e kanë ankimuar rezultatin e KLP-së. Listën e KLP e kryeson Olsian Çela i Krimeve të Rënda.

Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb