TIRANË

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme  në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Një 51-vjeçar është goditur me thikë teksa po kryente  punime në shtëpinë e agresorit.

Gazetarja e “Balkanweb”, Dorjana Bezat ka bërë të mundur identifikimin e të plagosurit dhe personit që e sulmoi atë.

Ajo thotë se i plagosuri është  shtetasi Dashamir Lecini, ndërsa autori që rezulton i dënuar më parë për vjedhje është identifikuar shtetasi, Stefan Agolli.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës dhe po merr trajtim të specializuar, ndërsa agresori është vënë në pranga të policisë. Policia po punon për zbardhjen e plotë  të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: