Policia e Cleveland ka zbuluar toka të mbjella me hashash në Thornaby, Middlesbrough, Hartlepool, Billingham dhe Durham dhe ka nisur hetimet për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj veprimtarie kriminale. Uniformat blu të shtetit anglez kanë arrestuar 7 persona, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.


Shtatë të arrestuarit janë të gjithë ndërmjet moshës 24 dhe 36 vjeç dhe janë paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Teesside.


  • foto galeri
  • foto galeri

Të arrestuarit janë:


Marigel Balla, 24 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Laert Duzha, 30 vjeç, nga Bedale Avenue në Billingham

Edi Miraka, 33 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Erjon Tafa, 29 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Ermal Asilani, 32 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Alfred Boriqi, 36 vjeç, me vendbanim në Milton në Hartlepool

Emirjon Myftaraj, 29 vjeç, me vendbanim në Langley Avenue në Thornaby

Mbikëqyrësi Tariq Ali tha: “Ekipi ynë i përkushtuar punon pa u lodhur çdo ditë në përpjekje për të trajtuar furnizimin e drogës në Cleveland dhe javën e kaluar puna e tyre e vështirë u shpagua pasi ata kapën një sasi të madhe kanabisi”. Ali theksoi se mbjellja e drogës dhe shpërndarja e lëndëve narkotike ndaj të rinjve apo burri a gruaje të çdo lloj moshe vetëm sa helmon komunitetet tona.

(d.xh/Balkanweb)