Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka sekuestruar një sasi droge dhe një pistoletë.

Në kuadër të një aksioni të Departamentit të Anti-Drogës së Athinës u ushtrua kontroll brenda një apartamenti në katin e parë në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës, ku u sekuestruan 20.2 kg marijuanë e llojit “SKUNK”.

Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e cannabis hidroponik.
Policia greke ka vënë në pranga brenda apartamentit shtetasit shqiptarë Agim Kasa 42 vjeç dhe Pllum Kasa 42 vjeç. Nga hetimet rezultoi se ata punonin për llogari të një shtetasi tjetër shqiptar, Oresti Metushi 23 vjeç.

Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë e llojit “Ekol Tuna” 8 mm me 11 fishekë të të njëjtit kalibër.

Gjatë operacionit policia sekuestroi gjithashtu edhe 4 celularë, 1 peshore elektronike e sende të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: